“Në emër të Allahut”, Duda Balje njofton se është takuar me Halil Kastratin

0
158

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka njoftuar se është takuar me Drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

Ajo që bie në sy është përshkrimi që Balje i ka vënë fotografisë “Në emër të Allahut gati për të bërë të mira”, ka shkruar deputetja teksa ka falënderuar hoxhën.

Kjo vizitë është realizuar në ditën e 7 të muajit Ramazan. Kujtojmë se si Halil Kastrati edhe Dude Balje kanë konfirmuar se agjërojnë.