2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Syla: Prishtinalitë shkojnë për iftar në Graçanicë për speca n’pavllak e n’mazë

Rekomandime

Gazetari Valon Syla ka shkaktuar të qeshura në studio përderisa po fliste për raportin në mes të serbëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk e reflektojnë realitetin që e ndeshin çdo ditë në shtetet e tyre.

- Advertisement -

Syla thotë se shqiptarët që jetojnë në Mitrovicë, shkojnë në veri për të bërë pazar se është më lirë.

“Unë nuk mendoj se shqiptarët dhe serbët dallojnë e janë superiorë nga njëri-tjetri. Refleksion i një regjioni ballkanik. Nuk besoj se serbët janë superior ndaj shqiptarëve apo anasjelltas. Por këta kanë ndërtuar një refleksion që nuk perceptohet me realitetin”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai tha se prishtinasit, shkojnë në Graçanicë për të bërë iftar.

- Advertisement -

“Për shembull, shqiptarët e Mitrovicës shkojnë në veri të blejnë barna, shembull pe marr. Bëjnë pazar atje. 9 euro më lirë janë disa barna veq 200 metra më andej.

Prishtinalitë shkojnë në iftar në Graçanicë. Kur dojnë mi befasu gratë, i qojnë për darkë atje.

- Advertisement -

I njeh secili hotelier i Prishtinës.

Bile befasohen, thonë si nuk po vijnë këtu këta prishtinali që flasin për iftar ditë e natë, e pastaj shkojnë në Llapnasellë atje për speca n’pavllak e n’mazë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit