Imami i Xhamisë në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, Ali Ismaili, i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë ka njoftuar se është sulmuar fizikisht mbrëmë nga disa persona të panjohur.
Ai është shprehur se ka pasur edhe kërcënime të mëhershme dhe sipas tij, tani janë konkretizuar me sulme fizike.
“Pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që ta konkretizojnë edhe me sulme fizike”, ka shkruar ai.
Ismaili u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin.