2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Dodik e lavdëron Vuçiqin për taktikat e zvarritjes në dialog me Kosovën: S’ka më marrëveshje me ta

Rekomandime

Kreu i Republika Srpskas në Boasnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, tha se “amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar”, duke komentuar se si do të duhej të sillej Serbia pas marrëveshjes së Ohrit.

- Advertisement -

Në një intervistë për gazetën serbe Politika, Dodik tha se “nuk ka më marrëveshje me ta” kur u pyet nëse beson në ndonjë zgjidhje me Kosovën.

“Nuk mund të rrëmbesh diçka. Amerikanët dhe europianët e kanë ekzagjeruar, do të donin që Serbia ta duartrokiste ikjen e Kosovës, por kurrë nuk kanë ofruar asgjë, përveç disa perspektivave të rreme për BE-në. Ka pasur shumë presion mbi Vuçiqin, sipas sistemit merre-ose-lëre. Në atë rast, ju gjithmonë e merrni atë, vetëm për t’u penduar. Ajo histori do të vijë sërish, të huajt përdorin metoda të ndryshme. Nëse do të më ofronin, do të hiqja menjëherë gjithçka. Vuçiq ka metoda të tjera, ai taktikon dhe i zvarrit gjërat derisa të çojë gjithçka në kotësi. Kush e përmend Ohrin tani?”, tha Dodik.

“Do të vijë një moment kur populli nuk mund ta bëjë më dhe serbët do të thonë lamtumirë, Kosova është pjesë e Serbisë dhe ju bëni çfarë të doni, sepse na keni mashtruar çdo herë”, tha Dodik.

- Advertisement -

Ai e krahasoi Kosovën me Republika Srpskan, duke shprehur synimin që ta bëjë këtë etnitet të pavarur.

“Ose do të fillojë tërheqja e të huajve nga Bosnjë e Hercegovina, ose ata do t’i futin trupat e tyre këtu”, tha Dodik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit