10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj: Disa njerëz që i rrinë afër Kurtit, duan ta fundosin

Rekomandime

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Madje sipas tij, ata që i rrijnë afër Kurtit, mendojnë vetëm fundosjen e tij.

“A mundem me pyet unë qeverinë Kurti sot, cilën temë të madhe po e kryen. Një punë të madhe tregoma”, pyet Haradinaj.

- Advertisement -

“Po na ka lënë pa disa punë të mëdha. Na ka lënë pa Contur Global, na la pa gazin amerikan edhe janë hala pa ligjin e pagave”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Për siç tha ‘dështimet e Kurtit”, Haradinaj ka një arsye.

“Unë besoni, ndonjëherë e kam bindjen që dikush afër tij, është aty vetëm me e fundos Kurtin. Unë mendoj që ky ka njerëz rreth vetës, që vetëm një qëllim e kanë, me shpenzu më shpejt…Kushdo që nuk i ka thënë: Duhesh me e bo ligjin e pagave, unë jam i bindur që qëllim e ka me fundos këtë njeri”, thekson Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit