8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

YouTube ia fshin kanalet televizionit rus në gjuhën gjermane

Rekomandime

Faqja e njohur për video, YouTube, ia ka fshirë kanalet televizionit rus në gjuhën gjermane, RT, duke thënë se ato i kanë shkelur rregullat për informim rreth koronavirusit.

“YouTube gjithmonë ka pasur udhëzime të qarta për komunitetin, të cilat theksojnë se çfarë lejohet në platformë”, tha një zëdhënës i faqes.

- Advertisement -

Kanali i televizionit RT në gjuhën gjermane fillimisht pranoi një masë ndëshkuese për publikimin e një videoje që binte ndesh me politikat e faqes rreth informimit për Covid-19, duke rezultuar në pezullimin e të drejtës për publikim të materialeve për një javë.

Gjatë periudhës së pezullimit, transmetuesi rus u mundua që të shfrytëzonte një kanal tjetër për ta anashkaluar ndëshkimin për ndalimin e publikimit,

YouTube ka marrë masa të ngjashme edhe për disa kanale tjera me lajme rreth dezinformimit për koronavirus. Në gusht, kanalit të televizionit Sky News në Australi iu pezullua e drejta për publikim për një javë për videot ku mohohej ekzistenca e koronavirusit.

- Advertisement -

Në mesin e medieve që kanë pësuar ndëshkime nga YouTube për arsye të ngjashme janë edhe një radio britanike dhe një rrjet amerikan i lajmeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit