Arton Zekaj është futbollisti që bëri bujë në Kosovë, duke vendosur të braktisë përfaqësuesen e Serbisë për Kosovën.
19 vjeçari që luan për skuadrën franceze Lille, nuk ishte i gatshëm të luante në qershor për Kosovën U21, meqë ishte i lënduar.
Menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva, deklaroi për Indeksonline se Zekaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Anglinë.
“Dokumentacionin e ka kompletuar dhe është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Artoni do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjen me Anglinë që zhvillohet muajin e ardhshëm” deklaroi Sojeva.
Kosova ka dy fitore në dy ndeshjet e para kualifikues për kampionatin evropian 2021.
4-0 fitoi në viztë te Andorra ndërsa Turqinë e mposhti 3-1 në Prishtinë.