Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person në Gjilan pasi që në shenjë revolte pas ndarjes kishte postuar disa fotografi të të dashurës në rrjete sociale.
Personit Policia e Kosovë si ka gjetur edhe një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndarje, përmes rrjeteve sociale kishte postuar disa foto të dashurës së tij viktimës femër K/Shqiptare”.
“Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishek. Pas intervistës me vendim të prokurorit kujdestar , të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.