12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Turqia blen 40 F16-ta: Ia mbledh betë Francës dhe Greqisë në Mesdhe!

Rekomandime

Turqia i ka kërkuar zyrtarisht prodhuesit amerikan Lockheed Martin blerjen e 40 avionëve Iuftarakë F 16-ta.

- Advertisement -

Nuk dihet ende nëse Shtetet e Bashkuara, që e kanë përjashtuar Ankaranë nga programi i blerjes së avionëve të tyre të avansuar F-35 pasi turqit blenë sistemet raketore ruse S400, do t`i japin dritën jeshile kësaj blerjeje.

Megjithatë, ajo shënon një kthesë në qëndrimin e Turqisë dhe vjen pikërisht në kohën kur Franca e Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila e ka acaruar Ankarane. Sipas paktit Athina do të blejë tre fregata Belhara dhe tre korveta nga Parisi, e ky i fundi do t`i vijë në ndihmë edhe ushtarakisht nëse ajo ia kërkon një gjë të tillë.

Turqia tani po synon të forcojë aftësitë e veta ushtarake përballë një aleance të mundshme franko-greke në Mesdhe. Që prej vulosjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Francës, Turqia e ka shtuar presionin mbi Athinën në shumë fronte.

- Advertisement -

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi së fundi se vendi i tij mund të shpallë një zonë ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, duke kujtuar se Turqia e ka një zonë të tillë edhe në Detin e Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit