Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka postuar një fotografi me ish-Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis.
Haradinaj ka shkruar se miqësia e tij dhe e partisë që e drejton me aleatët perëndimorë është e përhershme dhe e shenjtë.
Ai ka shkruar se raportet e tij me ndërkombëtarët janë të sinqerta dhe jo servile.
“Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin”, u shpreh Haradinaj.
Kryetari i AAK-së ka shkruar se falë marrëdhënieve të sinqerta me ndërkombëtarët u ndalua coptimi i Kosovës.
“Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera”, ka shkruar Haradinaj,
Ai ka thumbuar liderët e partive të tjera duke i quajtur servilë ndaj ndërkombëtarëve.
E në shkrimin e tij Haradinaj ka shkruar “Servilëve, udha e mbarë”. /GazetaExpress/