Këngëtarja shqiptare shumë e njohur në të gjithë globin, Dua Lipa, ka ditur të na bëjë gjithmonë krenarë.
Ajo gjithmonë në intervista ka folur me mburrje për vendlindjen e saj, madje në koncertin e fundit Sunnyhill në Prishtinë ajo vallëzoi me flamurin shqiptar, video të cilën e postoi edhe në rrjete sociale.
Tani kryeqyteti i vendit tonë ka vendosur ta nderojë në një mënyrë të veçantë yllin e muzikës.
Në sheshin Edit Durham, përballë Prokurorisë së Shtetit, është vizatuar një grafit i veçantë gjigant ku shihet artistja shqiptare mbi një figurë të animuar.
Ne shpresojmë që Dua të vazhdojë me sukseset e saj në skenën botërore të muzikës. /Gazeta Express/