4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ish-ushtarët e UÇK’së, Veselit: Djali i dëshmorit shkoi te varri i babës, u përshëndet dhe iku në kurbet

Rekomandime

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, po bën fushatë vazhdimisht, edhe pse ende nuk është shpërbë Kuvendi. Veseli, tash në kohën e fushatës, është kujtuar që t’i vizitojë bashkëluftëtarët e tij. Por, njëri nga bashkëluftëtarët, iu ankua Veselit me histori të dhimbshme se si një djalë dëshmori u përshëndet me varrin e babit të tij dhe mori rrugën e kurbetit.

- Advertisement -

Edhe pse partia e Veselit është në pushtet nga viti 2007, Veseli premtoi përsëri punësim për të rinjtë.

“Ikja e të rinjëve është një plagë, po na ikin të rinjtë e qytetarëve tanë. Po ju jap fjalën, të gjithë fuqinë e shtetit do ta orientojmë drejt punësimit”, premtoi Veseli, përsëri.

Derisa njëri nga bashkëluftëtarët i tregoi Veselit rastin e djalit të dëshmorit që mori rrugën e kurbetit.

- Advertisement -

“Unë vet e kam pa fëmijën e dëshmorit me flamur kombëtar dhe me flamur të UÇK’së, shkon te varri i babës, përshëndetet me varrin e babës dhe ia mësyn kurbetit”, u ankua bashkëluftëtari i Veselit.

Veseli shkruajti në Facebook se si u trishtua kur dëgjoi historitë e emigrimit të të rinjve kosovarë, problemet me korrupsion e nepotizëm. Sikur këto probleme nuk varen qe 12 vjet nga PDK’ja e Veselit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit