4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A po ia ofron PDK postin e kryeministrit Bekim Jasharit

Rekomandime

Edhe pse PDK vazhdimisht thotë se me këdo që bën marrëveshje kandidati për kryeministër duhet të jetë Kadri Veseli, sipas lëvizjeve të fundit mund të jetë dikush tjetër.

- Advertisement -

Burime të T7, kanë thënë se PDK-ja i ka ofruar Bekim Jasharit postin e kryeministrit mirëpo, ky i fundit për televizionin tregon se e ka refuzuar këtë post.

E në PDK, për këtë çështje kanë zgjedhur heshtjen.

Kryetari i Skenderajt thotë se nuk i lenë në lloç qytetarët e Skenderajt as për postin e presidentit

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës sipas burimeve të Televizionit T7 i ka bërë ofertë Bekim Jasharit për të qenë kandidatë për në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme kryeministër.

Por kryetari i Skenderajt përmes telefonit ka thënë se nuk e ka ndërmend ta braktis pozitën e tij si kryetar komune.

- Advertisement -

“Mua edhe postin edhe kryeministrin me ma ofru nuk i la qytetarët e mi në lloç… në shtator edhe në tetor, me 2021 e merrni vesh çka ka me vendosë Bekimi, ma kanë dhanë besimin për me udhëheq komunën dhe nuk i la qytetarët në lloç”, ka thënë Jashari.

Megjithatë djali i heroit Hamëz Jashari, pranon se ka pasur ofertë për të qenë kandidat për kryeministër.

“Tash ka oferta prej PDK-së edhe prej AAK-së, edhe prej tjerave. Oferta ka prej krejt partive po nuk jam për me hi në asnjë derisa sa ta kry mandatin për çka e kam marrë. Ka pasë hon e don, prej maslufte. Prej maslufte ka pas oferta edhe me hi në parti edhe qeveri, po si kam pranu asniherë, jo veç unë po kam pas oferta edhe Luli edhe Murati”, ka thënë Jashari.

Ndërkohë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Kadri Veseli e ka kuptuar që nuk ka gjasa të jetë kryeministër, prandaj po angazhohet që ta gjejë një kandidat tjetër.

“Mund të konstatoj që kjo qenka rrenë që Kadri Veseli të jetë kandidat për kryeminstër, ai e ka kuptu që me qenë vetë s’ka gjasa, kjo shihet që e ka kuptuar ai e ka marrë vesh sa keq qëndron dhe është në kërkim të një kandidati tjetër për kryeministër”, ka thënë Konjufca.

E i kontaktuar nga T7 deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

Kurse në një intervistë për Ekonomia Online, Haxhiu ka thënë se Kadri Veseli është kandidat i vetëm për kryeministër.

“Në politikë hyhet për besim dhe për të fituar besimin dhe PDK është duke punuar në vazhdimësi që ta ketë besimin e qytetarëve të Kosovës sepse vendi nga një tranzicion i deritanishëm duhet të marrë rrugën e zhvillimit dhe këtë më së miri do ta bëjmë me kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.

T7 mëson se PDK- i ka bërë ftesë edhe Halil Kastratit për të qenë në listën e kësaj partie për deputet, por ai ka refuzuar.

Drejtori i organizatës, Jetimat e Ballkanit, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë listën ë zgjedhjet e ardhshme ani se kishte oferta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit