Shqiptarët po ashtu edhe serbët mezi po presin që t’i shohin në ring Petrit Mazrekajn e Republikës së Kosovës dhe Velko Razhnjatoviqin, djali i kriminelit Arkan (Zhelko) apo i këngëtares më popullore në Serbi, Cecës.
Boksierët ishte planifikuar që të boksojnë me 31 gusht, por siç merret vesh nga burimet e sigurta është shtyrë për një kohë, që se shpejti do të merret vesh për kur dhe a do të boksojnë në një vend neutral jashtë Serbisë.
Sepse në Beograd nuk ka kurrfarë sigurie dhe është rrezik i madh që Mazrekaj të shkojë atje.
Kështu që, pritet të gjendet një kompromis që ky meç të zhvillohet diku në Evropë, nëse pranon Velko apo ka zemër..