9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Imazhet e Kim Yong Un tronditin botën, por ky është një lajm dhe me i keq për të

Rekomandime

Rusia i ka ofruar sërish vaksina kundër Covid Koresë së Veriut, teksa vendi ndodhet në një bllokim ekstrem që ka çuar në një krizë urie. Por pavarësisht situatës së rëndë, Pyongyang ka refuzuar vaksinat nga disa vende.

- Advertisement -

Për të kompensuar refuzimin, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e vendit, për të mos e lejuar përhapjen e Covid. Por kjo masë drastike i ka kushtuar një kosto të lartë në tregtinë me Kinën, pasi Koreja e Veriut mbështetet nga Pekini për sa i përket ushqimit, plehut dhe karburantit.

Kim Jong Un, më herët ka pranuar se vendi po përballet me një mungesë të theksuar ushqimesh duke e cilësuar situatën mjaft të tensionuar. Ai u bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij që të përgatiten për të përballuar një situatë ekstreme, duke e krahasuar atë me një ndër krizat më të rënda të urisë në vitet 1990.

Nga ana tjetër, edhe sanksionet tregtare ndërkombëtare kanë rënduar më shumë situatën, sa i përket krizës për furnizimin me ushqim. Të mërkurën Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se Moska i ka ofruar vaksina Koresë së Veriut disa herë, por Pyongyang ka refuzuar.

- Advertisement -

Megjithatë, Lavrov e ka lënë të vlefshme ofertën për vaksina nga ana e Rusisë, nëse qeveria do të ndryshojë mendje.

Një mënyrë për të dalë nga kjo krizë do të ishte vaksinimi i njerëzve kundër Covid-19, i cili do të lehtësonte kufizimet kufitare dhe do të rifillonte aktivitetin tregtar, duke pranuar ndoshta ndihmë edhe nga vendet e tjera.

- Advertisement -

Por për momentin, Pyongyang nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshëm të ndërmarrë këto veprime për të shpëtuar vendin. Rikujtojmë se, Koreja e Veriut ka deklaruar se vendi nuk ka asnjë rast me Covid, një pretendim që është hedhur poshtë nga ekspertët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit