Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai në një postim në Facebook është shprehur se pret që shpejt të çuditet me miqtë që i gjen aty.
Tutje, ai tha se do i përzihen kabllot për vizionin dhe misionin pse ka shkuar.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Ramiz Lladrovcit:
Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.
Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!