1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Tahiri: LDK sot ka marrë një vendim historik për Kosovën

Rekomandime

Xhafer Tahiri që është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së dhe kryetar i komunës së Vushtrrisë, ka thënë se nuk është hidhëruar pse nuk është pjesë e Kryesisë së partisë.

- Advertisement -

“Nuk me ka mbetur hatri që nuk jam pjesë e kryesisë. Unë jam në linjë me qëndrimin që ka pasur kryesia dhe Isa Mustafa. LDK do të ketë grupe të ndryshme dhe pa dyshim unë do të jem pjesë e këtyre grupeve që do ta nxjerrin LDK’në fituese”, ka thënë Tahiri në një deklarim për T7.

Ai tutje ka folur edhe për nominimin që LDK i ka bërë Vjosa Osmanit për kryeministre, duke thënë se ky është një vendim historik për Kosovë.

“Unë e kam përkrahur Vjosën për kryeministër dhe jam pjesë e çdo vendim që merr partia. LDK sot ka bërë një akt historik. Ky është një vendim historik që LDK ka bërë me nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit