2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kjo është historia personale e Vjosa Osmanit

Rekomandime

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Vjosa Osmani, kandidatja e parë grua që synon postin e kryeministres së Kosovës, flet ekskluzivisht për jetën e saj dhe për hapat e patë në politikë dhe në LDK.

Osmani ka thënë se vjen nga familje aktiviste e LDK’së dhe se është rritur në frymën e përkrahjes ndaj partisë, kandidate e së cilës është.

“Jam rritur në Mitrovicë, në një familje ku jemi 4 motra dhe një vëlla”, ka treguar Osmani.

- Advertisement -

Ajo thotë se shembulli i saj e paraqet LDK’në, duke e përshkruar vetën se një vajzë të re që ka filluar karrierën në këtë parti, e tash ka marrë përkrahjen nga e gjithë LDK’ja për t’u bërë kandidate për kryeministre.

Osmani është nënë e dy vajzave, e thotë se për të është shumë e rëndësishme që të bëhet zë i të gjithë vajzave në Kosovë.

“Unë jam e martuar. Jam nënë e dy vajzave binjake. Kur të jesh prind, secilin vendim që e e merr, e merr me një përgjegjësi më të madhe. Me rikthimin e partisë së Rugovës, nënat, vajzat dhe gratë e Republikës së Kosovës nuk do të ndihen se nuk kanë zë”, ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Kandidatja e LDK’së për kryeministre ka folur edhe për raportet me ngritje e ulje me liderin e LDK’së, Isa Mustafën, që përfundimisht e përkrahi për kryeministre.

“Hapat e parë politikë i kam marrë nga dera e Isa Mustafës. Edhe kolegët e tjerë që jemi ngritur në karrierë e kemi pasur përkrahës Isa Mustafën”, ka thënë Osmani. /Express/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit