Analisti politik, Imer Mushkolaj sot gjatë ditës është parë duke biseduar me dy përfaqësuesit e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri.
Ata janë parë së bashku në një nga kafiteritë në Prishtinë.
Nuk dihet ende se cilat kanë qenë arsyet e këtij takimi, por ajo çfarë është aktuale në skenën politike është tema e aderimeve.
Ky takim lë të konkludohet se Mushkolaj mund të aderon në PSD, por mbetet të shihet në ditët në vijim nëse vërtetë do të ndodh kjo.
Ditë më parë u raportua se Mushkolaj do të aderoj edhe në AAK, por një gjë të tillë ai e kishte mohuar.