Deputeti në legjislaturën e fundit në Kuvend, Korab Sejdiu, me anë të një sondazhi online ka pyetur ndjekësit e tij se a janë të kënaqur me veprimet e tij gjatë mandatit të fundit.
“A mendoni se kam të drejtë morale që të kërkojë nga qytetarët edhe një mandat si deputet?”, ka shkruar Sejdiu.
Në zgjedhjet e fundit Sejdiu ishte zgjedhur si deputet nga radhët e partisë AKR, por që u largua nga kjo parti pasi që ajo vendosi të lë koalicionin me LDK dhe Alternativën për t’iu bashkuar koalicionit PAN.
- Advertisement -