-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dacic i jep kurajë vetes: Kemi mbështetjen e amerikanëve për Kosovën

Rekomandime

Gjithë çka bëjmë ne në Beograd, kemi mbështetjen e një pjese të Administratës Amerikane, të atyre që duan zgjidhje kompromisi, hamendësoi sot shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic duke folur për çështjen e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, të cilit i dolën ca sekrete se çfarë metodologjie po siguronte anulimin e njohjeve të Kosovës në Afrikë pas zbulimit të skandalit të korrupsionit në Republikën e Afrikës Qendrore tani po mundohet të i rritë rëndësinë vetes.

- Advertisement -

Ky është një përparim i madh, a do të bëjnë këta presion tek pjesa tjetër e elitës politike, këtë do ta shohim. Tani për tani, qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë dallojnë në relacion me ato të Departamentit të Shtetit, kur bëhet fjalë për Kosovën”, shtoi Dacic.

Këto dallime nuk ishin parë në publik deri tani nga administrata amerikane e deri tani ishin të një mendje në qëndrimin e tyre, sigurisht Dacic ka ndërmend të jap kurajë një pjese të votuesve të tij pasi u kritikua hapur nga ambasadorët e Quintit për llojin e tij të diplomacisë. Këto spekulime po i thotë tani pikërisht kur po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme në Serbi e ngritjen e parë të reputacionit të Kryyeministres serbe Ana Brnabic, që po dominon në skenën e politkës së jashtme në lidhje me shtetet e rajonit të Ballkanit. Anëtarësimi i saj në partinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, pak javë më parë nuk është se nuk kontribuoi në ngritjen e saj.

Kreu i diplomacisë Amerikane, Mike Pompeo dhe Këshilltari i Presidentit Amerikan, John Bolton, nuk kanë dalë me kundërshti në çështje me Kosovën e as me ndonjë çështje tjetër. Madje llogariten si njëri prej ekipeve më efektive në politikën e jashtme amerikane në periudhë shumë të vështira.

- Advertisement -

Dacic vazhdoi me teoritë e tij se ata duan zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA thuajse amerikanët nuk ishin të përkushtuar për zgjidhje para zgjedhjeve e pas e me dekada para tyre.

Ata duan zgjidhjen e çështjen e Kosovës para përfundimit të fushatës së zgjedhjeve përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, pasi nëse dalin me rezultat të mirë në lidhje me Kosovën kjo do të ishte shumë mirë për Trump” e mbylli Dacic me një naivitet të shtirur që vështirë se do e bindë dike.

- Advertisement -

Zgjedhjet në SHBA dhe pjesa e suksesit të Administratës së Trump në politikë të jashtme varet edhe prej konflikteve tregtare me Kinën, bllokada e Iranit, suksesi i negociatave tregtare me Meksikë e Kanada, të gjitha kanë lidhje me ndikimin e në ekonominë amerikane, që ka rritje të vazhdueshme e stabile deri tani.

E mos të harrojmë premtimin e përfundimin e luftës në Afganistan, më të gjatës në histori të SHBA’së, dhe zgjidhja e çështjes Palestineze, me planin që pritet të shpalosen detajet që deri tani çka është njoftuar përfshinë miliarda investime në lindje të mesme dhe një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ka punë mjaft Administrata Amerikane e tanishme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit