3 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Ismet Beqiri i thotë Vetëvendosjes ta harrojë postin e kryeministrit: Me Vjosën, ose hiç!

Rekomandime

Një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë temë diskutimi javët e fundit.Takimet mes tyre dukeshin sikur po prodhonin një koalicion të mundshëm, por kohët e fundit duket se dy partitë janë larg me qëndrime. Te dy partitë duan postin e kryeministrit. Rreth kësaj teme dhe takimeve të mundshme me LVV në ditët e ardhshme, Indeksonline kontaktoi me anëtarin e kryesis së LDK-së, Ismet BeqiriBeqiri ka thënë se nuk ka pasur takime me VV, mirëpo sipas tij një takim i tillë nuk do të thotë që s’do të ndodh.

- Advertisement -

“Nuk ka pasur ndonjë takim me dikënd nga VV. Për momentin nuk ka ndonjë takim te planifikuar, por mund te ndodhë te takohemi, mbetët te shihet. LDK e ka deponimin me shkuar e vetme ne zgjedhje, por nuk e ka mbyll mundësinë e bisedimeve me VV. Ky ishte edhe qëndrim i Këshillit tē Përgjithshëm në mbledhjen e djeshme”, tha aiBeqiri duke folur për koalicionet e mundshme më LDK-në tha se, mbyllje të mundësisë për koalicion LDK ka vetëm me PDK-në.“Mbyllje te mundësisë të çfarëdo bashkëpunimi për koalicion parazgjedhor dhe pas zgjedhor kemi vetëm me PDK”, tha Beqiri per Indeksonline

Ndryshe, Beqiri për sa i përket postit të kryeministrit tha se është I pa negociushem duke thënë se është I bindur që Vjosa Osmani do të jetë kryeminstre e vendit“ Posti i Kryeministres për ne është i pa negociueshëm për LDK-në, për çdo gjë mund të bisedojmë por jo për postin e Kryeministres. Kandidatja jonë është Vjosa Osmani, ne jemi te bindur jo vetëm kandidate por ajo do te jetë kryeministrja e ardhshme e Republikës së Kosovës. Ky nuk është kusht por ky është vullnet i elektoratit tonë, strukturave tona, është vendim i Këshillit të Përgjithshëm dhe ne jemi padyshim partia me e madhe dhe me përkrahjen më te madhe në vend. Ne do te fitojmë edhe vetëm ,por fitorja do te ishte edhe më e madhe me VV, por me kryeministre znj.Vjosa Osmani. Sidoqoftë edhe vetēm do ti fitojmë zgjedhjet”, u shpreh Beqiri

Ndryshe, dy ditë me parë LDK ka zgjedhur Vjosa Osmanin si kandidatë për kryeministre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit