Wednesday, July 24, 2024

Vjosa Osmani flet për “çkapje të shtetit”, por ish-deputeti Naser Osmani përplaset me prokurorin

- Advertisement -
- Advertisement -

Vjosa Osmani, nga momenti që është nominuar zyrtarisht nga LDK-ja për kryeministre të Kosovës e ka nisur fushatën me një fjalor të ashpër ndaj rivalëve politik e duke bërë premtime të mëdha, se si do ta “çkapë shtetin”.

Ajo edhe të mërkurën gjatë vizitës në qytetin e Vitisë foli se si do t’ia kthej “shtetin e kapur” qytetarëve.

“Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht! Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim”, mesazhi i kandidates së LDK-së për kryeministre”, deklaroi ajo.

Osmani ndërkaq në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ka akuzuar ish-qeverinë e PAN-it me partnerët tjerë, “se kanë dëshmuar që nuk kanë mentalitet qeverisës se zhvillimor, por kanë mentalitet plaçkitës”.

- Advertisement -

Por të gjitha këto deklarata të Osmanit për një shtet më të mirë nën udhëheqjen e LDK-së, i demantoi hiç më larg se të mërkurën ish-deputeti i këtij subjekti dhe njëri nga figurat kryesore të kësaj partie, Naser Osmani, i cili u përplas me prokurorin në gjykimin për “3 përqindëshin”, ku tregoi ‘muskujt’ fare pa qenë në pushtet ndaj njerëzve të drejtësisë, shkruan Reporteri.net.

Me të përfunduar seanca, i akuzuari në këtë rast Naser Osmani, i është ofruar prokurorit Atdhe Dema duke i thënë se e gjitha ndaj tij po bëhet me porosi.

Derisa prokurori i ka kërkuar që të largohet me arsyetimin se atij nuk i lejohet një komunikim i tillë, ndërsa i ka kërkuar avokatit Arianit Koci që ta kontrollojë klientin e tij.

- Advertisement -


Kjo sjellje e Naser Osmanit ndaj prokurorit padyshim se mund të cilësohet si lloj presioni dhe në të njëjtën kohë shtron dilemën e fortë se sa mund ta “çkapë shtetin” Vjosa Osmani si kryeministre eventuale e vendit.

Kujtojmë se ih-deputeti i LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, që ishte këshilltar i kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshit, po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe për shpërdorim në rastin që njihet ndryshe si Fondi i 3-shit.

Pjesë e kësaj aktakuze ishte edhe Bujar Bukoshi, por për shkak të gjendjes shëndetësore, procedura ndaj tij është veçuar.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura