Në 20 vjetorin jubilar të themelimit, Policia e Kosovës do të organizoj disa aktivitete në qytete të ndryshme të Kosovës, lexoni agjenden, transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimit, aktiviteti nis nga sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ku do të mbahet gara sportive e futbollit.
“Policia e Kosovës (PK), edhe sot 01 shtator po vazhdon aktivitetet e saja në garën sportive të futbollit, në shenjë të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit, garë kjo e cila po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.Pastaj, nesër me datë 02 shtator, nga ora 09:00 deri në 16:00 do të ketë lojëra sportive të volejbollit, të cilat do të mbahen në Pallatin e Sporteve ‘Bill Kllinton ‘ në Ferizaj.Po ashtu me datë 02 Shtator do të jetë edhe ekspozita Policore në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 19:00, e cila do të qëndrojë e hapur deri me datën 09 shtator”, thuhet në njoftim.
Tutje, nga data 03 shtator deri me datë 06 shtator kur do të mbahet ceremonia kryesore, do të ketë aktivete në vazhdimësi, bazuar në agjendën në vijim:
AGJENDA VIJUESE:
Data 03 shtator garat e vrapimit (kros) –vendi Mitrovicë, stadiumi ‘Adem Jashari ‘
Data 03 Shtator ora 11:00- 13:00 -Aktivitet Policore në Kryeqytet -Sheshi Zahir Pajaziti .
Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.
Data 04 Shtator –ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policor)
Data 05 Shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë
Data 06 Shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore vendi ‘Wait Garden Event’ –magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të