Një konkurs i hapur nga Ministria e Financave javë më parë, për pozitën analist i lartë për buxhet, me datën 27 gusht 2019, ishin ftuar dhjetë kandidat që të intervistoheshin me gojë.
Pas kësaj interviste komisioni kishte vendosur që asistenten e ministrit në largim Bedri Hamza, Shpresa Vokshi, ta avanconte në pozitën e shpallur në atë konkurs, por jetëgjatësia e Vokshit në këtë pozitë ishte e shkurtër, pasi ajo u shkarkua pas një raportimi që kishte bërë Insajderi.
E në vend tē Vokshit në këtë pozitë u emrua Gëzim Peci nga Mitrovica, sipas burime të Gazetës NewBorn, ai është njeri i afërt i Bedri Hamzës, kryetarit të PDK-së në Mitrovicë.
Mbetët të shihet nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të ndërhyjë këtu që të ndalohet nepotizmi, fushatë kjo e Veselit i cili ka paralajmëruar se do ta luftoj krimin, korrupsionin e nepotizmin.
Sipas disa burimeve brenda komisionit përzgjedhës, asnjëri nga kandidatët nuk kishte pikët maksimale për këtë pozitë, por avancimi i tyre u bë për “hatër” të Bedri Hamzës.