Policia e Kosovës, stacioni Jugu në Prishtinë, ka arritur ta arrestojë hajnin i cili për muaj me radhë po e terrorizonte kryeqytetin. Ky person rreth të 40-ve kishte arritur të vidhte me dhjetëra kuleta në çantat e grave kryesisht.
Gazeta Express posedon edhe një video të siguruar nga kamerat e sigurisë nga një rast ku i njëjti i kishte vjedhur kuletën një konsumatoreje në një prej marketeve në vend.
Aty shihet hajni teksa ulet pas klientes dhe derisa ajo ishte duke ngrënë ushqim, i njëjti tinëzisht ia vjedh kuletën dhe largohet menjëherë nga lokali.