Tuesday, July 23, 2024

Policia vonon por nuk harron, kap hajnin që tmerroi Prishtinën duke vjedhur kuleta

- Advertisement -
- Advertisement -

Policia e Kosovës, stacioni Jugu në Prishtinë, ka arritur ta arrestojë hajnin i cili për muaj me radhë po e terrorizonte kryeqytetin. Ky person rreth të 40-ve kishte arritur të vidhte me dhjetëra kuleta në çantat e grave kryesisht.

Gazeta Express posedon edhe një video të siguruar nga kamerat e sigurisë nga një rast ku i njëjti i kishte vjedhur kuletën një konsumatoreje në një prej marketeve në vend.

- Advertisement -

Aty shihet hajni teksa ulet pas klientes dhe derisa ajo ishte duke ngrënë ushqim, i njëjti tinëzisht ia vjedh kuletën dhe largohet menjëherë nga lokali.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura