Pas suspendimit të përkohshëm të komandantit të policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, eprorëve Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi dhe oficerëve të policisë, Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limani, ka reaguar ashpër kongresisti amerikan, Joseph J.DioGuardi.
Reagimi i tij është bërë publik nga avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Gashit, DioGuardi ka shprehur paknaqësinë e tij për “suspendimin e përkohshëm të heronjve të Policisë që i mbrojtën qytetarët e Gjakovës nga garabitësisë me armë”, dhe “për shkak të punës së tyre heroike, ata në vend që të gradohen u suspenduan për shkak të një grabitësi ,i cili me armë i terorizonte qytetarët e Gjakovës duke i plaçkitur”.
Gashi përkujton se Kongresisti amerikan Joseph J.DioGuardi, është një ndër të parët që ka mbrojtur popullin shqiptarë nga terori serb, përkrahës i pavarësisë së Kosovës dhe Kryetar i Ligës shqiptaro-amerikane.
“Ai kërkon nga Institucionet e Kosovës që menjëherë ti kthejë në detyrat e tyre Kristë Gjokaj dhe oficerët e tjerë të suspendaura padrejtësisht”, ka shkruar Gashi, duke postuar edhe letrën e Dioguardit.