Dje në Partinë Demokratike të Kosovës ka aderuar Besa Ismaili, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame.
Në lidhje me hyrjen e saj në politikë, ka reaguar edhe Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.
Ajo ka thënë se nuk ka asgjë kundër “shamisë” së Ismailit, por se me të kishte probleme për shkak të shkrimeve për ekstremizmin fetar.
Sipas saj, Veseli aderimin e Ismailit, po e shfrytëzon për të fituar vota të myslimanëve.
Reagimi i Xharrës:
Ngoni ketu, krejt ju qe po me bani tag e po me dergoni mesazhe per adermimin e Besa Ismailit ne PDK, sa per mu Kadri Veseli mundet me u bo edhe haxhi, e neser le te aderon edhe Naim Ternava e Enes Goga e tane rend.
S’ka te beje aspak shamia e Beses ketu, problemi im me te ka qene qe ne secilin shkrim qe une dhe koleget e mi e kemi bo per ekstremizem fetar ajo na ka kundershtu, ajo ka mohu shumecka qe ne fund doli te jete e kunderta.
Po ne kete rast nuk eshte aspak problem Besa, sepse me mendime te tilla ka shume ne Kosove, problemi eshte qe Kadri Veseli kete aderim e ka per nje grusht vota te muslimaneve.