2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vranë avokatin grek për 100 mijë euro, kriminelët shqiptarë tallen para gjyqtarëve

Rekomandime

Kanë dëshmuar sot në gjykatën greke të akuzuarit për vrasjen e avokatit Mixalis Zafiropoulos. Autori i vrasjes, Ibrahim Brahimaj, ka thënë se nuk kishte qëllim të ekzekutonte avokatin, por ta plagoste atë.

- Advertisement -

“Doja ta plagosja, ta trembja që të jepej mesazhi”. Ai më pas u përpoq të ndihmonte të akuzuarit e tjerë, Olti Dulce dhe Klodian Lekocaj, duke u shprehur se ata nuk kanë lidhje me ngjarjen, pasi urdhrin për të qëlluar avokatin e ka dhënë Arbër Bako, i vrarë pak kohë më parë në një burg grek.

Klodian Lekocaj, nga ana tjetër, tha se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërkohë që sipas tij, avokati ishte fatkeq, pasi plumbi i kapi mëlçinë, duke i marrë jetën.

“Të them që jam qiell i pastër, nuk e them. Por për ato që kam bërë, jam dënuar. Nuk kam lidhje me vrasjen e Zafiropoulos. Bako e përfshiu emrin tim pas shpinës time. Ai i dha urdhër Brahimajt që të trembë Zafiropoulon. Ishte fati i tij i keq që plumbi vajti në mëlçi dhe ai vdiq. Donin të merrnin para nga A. Floro (ish i burgosur për çështjen Energa) përmes Zafiropoulos dhe të merrnin të dhëna nga avokati se ku jetonte Floro”.

- Advertisement -

Lidhur me tentativën e vrasjes së avokatit Jorgo Antonopoulo, Lekocaj tha se Bako i kishte thënë që urdhrin e kishte dhënë A. Floro. “Bako më tha se kishin rënë dakord për 100 mijë euro. Urdhrin e kishte dhënë Floro, meqë nuk u bë puna nuk u dhanë as paratë”.

Olti Dulce deklaroi: “Për mua mirë është të dalë e vërteta. Të marrë vesh dhe familja pse dhe si ndodhi. Jo për mua. Unë jam i dënuar, ma shkatërroi jetën Bakua. Për familjarët e tij, ata të gjejnë të vërtetën, të cilën do ta gjeni ju. Jam i fundit që mora vesh se ca ndodhi. Familja e tij ama duhet të marrë vesh të vërtetën. Është gjynah.”

- Advertisement -

Ndërkohë gjyqi ndaj bandës kriminale shqiptare do të rifillojë më 10 tetor me fjalën e prokurorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit