Mysafirët dhe stafi i një hoteli në Montana të SHBA-ve, mbetën të habitur kur zbuluan se çfarë po fshihej në tualetin e femrave.
Aty po qëndronte i shtrirë një ari i vogël, i cili dukej sikur ishte i impresionuar me hapësirën ku gjendej
“Ariu i zi kishte gjetur rrugën deri te dritarja e tualetit të femrave”, kanë njoftuar punonjësit e hotelit.
Megjithatë ata kanë falënderuar zyrën e sherifit dhe punonjësit e zyrës që merren me kafshët e egra, që kanë reaguar me kohë për ta kapur.
“Janë treguar profesionistë të vërtetë, dhe të gjithë ne kemi pasur rastin të mësojmë diçka për kafshët e egra”, kanë shtuar ata.
Ekipet e specializuara janë detyruar ta vënë në gjumë ariun, dhe në fund e kanë larguar nga hoteli për ta lënë të lirë në malet e zonës përreth.
“Dëgjova një zhurmë që vinte nga tualeti aty sigurisht është futur përmes dritares së hapur, por nuk ka mundur të dalë pasi ishte shumë lartë dritarja nga brendësia e tualetit. Dukej sikur po kënaqej në ambientin ku ishte, thjesht qëndronte i shtrirë dhe flinte”, ka deklaruar bashkëpronari i hotelit David O’Connor. /Telegrafi