3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mediat serbe zbulojnë “dhuratat” që Trump ka përgatitur në këmbim të njohjes së Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Washington ku është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar lidhur me dialogun për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe një marrëveshje finale.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zyra e Pompeos ishte thënë që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërkohë ka pasur raportime se Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiqit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Vuçiq pas kthimit nga Washingtoni, duke paralajmëruar se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

Ndërkohë sot në mediat serbe po qarkullon një shkrim i pa konfirmuar ku flitet për disa ‘dhurata’ që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka premtuar Serbisë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplan luftarak të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidh problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer.

- Advertisement -

Sipas kësaj gazetë një ofertë e tillë e SHBA’së do të sillet në Serbi përmes përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, të sapoemëruarit, Matthew Palmer.

Thuhet që përveç prezantimit të ofertës, Palmer do të ketë për detyrë që të bind palën serbe të pranojë një ‘ofertë’ të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit