8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ndërron jetë mjeku Rifat Lila

Rekomandime

Oda e Mjekëve të Kosoëvs njofton për vdekjen e Dr.Sc. Rifat Lila. Dr.Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad.

- Advertisement -

Teksa nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, OMK shkruan se Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. “Është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive”.

Postimi i plotë i tyre:

​Ndahet nga jeta Prim. dr. Sc. Rifat Lila

- Advertisement -

Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, angazhohet në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 vijon kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i jepet tituli “Primarius”. Më 1985 merr pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i jep mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”. Më 1982 nga Kryesia e ish Jugosllavisë dekorohet me Medaljen për Merita për popull”. Në nëntor të vitit 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës. Më 1984 fitoi Shpërblimin e Nëntorit. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në 1988 mbron disertacionin e doktoraturës dhe merr titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 zgjidhet ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lënden Mjekësia e punës. Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit