16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

“Në zemër të Kosovës”, vjen provokimi i radhës nga Petkoviq

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.

Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.

- Advertisement -

Edhe një javë më parë, Petar Petkoviq e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ai kishte marrë leje për të hyrë në Kosovë.

- Advertisement -

Ajo pati deklaruar se nëse Petkoviqi s’e respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrin masa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit