Teutë dhe Ukë Rugova, e bija dhe i biri i presidentit Ibrahim Rugova, nuk do të përfshihen në listën zgjedhore të Lidhje Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.
Sekretari organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, në T7, ka thënë se familja Rugova nuk do të jenë të përfshirë në listën e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.
Sekretari organizativ i partisë së Isa Mustafës ka konfirmuar se Teuta dhe Uka kanë shprehur qëndrimet e tyre që mos të jenë në këtë garë.
“Ka qenë vet kërkesë e Teutës për shkak të studimeve. Ajo me vet dëshirë s’ka dashtë të jetë pjesë e listës për shkak të obligimeve. Për Ukën, thjesht s’ka qenë propozim”, ka thënë ai.