10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Ky është vendi im, kjo është Kosova ime”

Rekomandime

Florent Hadergjonaj është dashuruar kokë e këmbë në ngjyrat verdhekaltër, më pak se pesë muaj pasi iu bashkua Kombëtares së Kosovës. Mbrojtësi 25-vjeçar vazhdon ta shfaqë krenarinë dhe dashurinë për vendlindjen e prindërve në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Një ditë pasi i ndihmoi Kosovës ta mposhtë Republikën e Çekisë 2:1 në Prishtinë dhe t’ia rrisë vendit shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, ylli i Huddersfield Hadergjonaj zgjodhi Instagramin për t’ia shpallur dashurinë Kosovës, shkruan Gazeta Express.

I lindur dhe rritur në Zvicër, Hadergjonaj iu bashkua Kombëtares së Kosovës në maj, pasi e kishte përfaqësuar ekipin kombëtar U21 të Zvicrës paraprakisht.

Ai nuk është penduar aspak për zgjedhjen e duhur që e ka bërë, për ta përfaqësuar vendlindjen e prindërve.

- Advertisement -

Hadergjonaj është duke i përjetuar emocionet e një skuadre të re po të pamposhtur tash e dy vjet, e cila e ka bërë botën t’i kthejë sytë kah ajo.

- Advertisement -

“Ky është vendi im, kjo është Kosova ime”, shkroi Hadergjonaj në Instagram të dielën.

Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit