2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Challandes u jep shpresë kosovarëve: Mos u frikësohuni, pse të mos ëndërrojmë?!

Rekomandime

Sonte prej orës 20:45 Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të vështirë të kampanjës kualifikuese për Euro 2020. “Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Anglisë, e cila e kryeson grupin me 9 pikë, një më shumë sesa Kosova, që po befason, duke e lënë prapa vetes kandidaten për vendin e dytë në grup, Çekinë, e po ashtu edhe Malin e Zi e Bullgarinë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Duke i kaluar 15 ndeshje rresht pa e pësuar asnjë humbje, e po ashtu duke u bërë kandidate për vendin e dytë në grup, përkatësisht për kualifikim në Euro 2020, Kosova është bërë më e përfolura aktualisht në futbollin evropian.

Anglia vlerësohet edhe si një kandidate për ta fituar Evropianin, e lëre më grupin kualifikues me Kosovën, Çekinë, Malin e Zi e Bullgarinë. Por, strategu i Kosovës, përzgjedhësi Bernard Challandes, nga Anglia ka bërë me dije se “Dardanët” nuk do të dorëzohen karshi “Tre Luanëve”.

“Nëse frikësohemi dhe nuk ëndërrojmë atëherë nuk kemi pse të konkurrojmë në kualifikime. Ne duhet të ëndërrojmë në Evropian. Ne duhet të bëjmë gjithçka, gjithçka, gjithçka që t’u bëjmë ballë anglezëve. Ne, Kosova, jemi një shtet i ri edhe me futboll dhe nuk kemi luajtur kurrë ndaj një kundërshtari të madh siç është Anglia”, ka deklaruar Challandes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit