2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nga një kryeministër i fuqishëm në një president pijanec, kush është në të vërtetë Millosh Zeman?

Rekomandime

Millosh Zeman, edhe përkundër faktit se si president i Çekisë ka vetëm rol ceremonial, deklaratat e tij për shqyrtimin e mundësisë së tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, kanë zënë vend nëpër të gjitha mediat e botës.

Por kush është në të vërtetë Millosh Zeman, presidenti kontrovers i Çekisë?

- Advertisement -

Ai ka lindur më 28 shtator të vitit 1944
Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Pragës
Në pranverën e vitit 1968 në Pragë ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste, më pas në vitin 1970 ishte dëbuar nga partia pasi kundërshtoi okupimin e Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës.

Në sistemin shumë partiak, ai u bë fillimisht anëtar i Partisë Social Demokratike çekosllovake, më pas kishte marrë drejtimin e saj në vitin 1993, duke e shndërruar atë në partinë më të fortë në vend.

Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ishte zgjedhur Kryeministër i Republikës së Çekisë
Në 2003-ën kishte humbur zgjedhjet presidenciale dhe ishte mposhtur nga Vasllav Klaus.
Në vitin 2007, ishte larguar nga Partia Socialdemokrate, dhe dy vjet më vonë kishte themeluar Partinë për të Drejtat Qytetare.
Në vitin 2013 është bërë president i Republikës Çeke, në raundin e dytë të zgjedhjeve, por partia e tij merr një goditje të madhe parlamentare në vitin 2017 dhe nuk hyn dot në parlament.

- Advertisement -

Në vitin 2018, Zeman mposht një kandidat të pavarur, akademikun Jiri Drahos, në raundin e dytë dhe fiton një mandat të dytë presidencial
Në këtë shkrim të BBC-së, edicioni në gjuhën serbe, Zeman përshkruhet edhe si një kritik dhe intelektual, që më pas është shndërruar në një njeri që ndan shoqëritë.

Në Çeki nuk dinë se si ta përshkruajnë rrugëtimin e tij politik.

- Advertisement -

“Shumë do ta etiketojnë atë si të majtë pasi që drejtoi Partinë Socialdemokrate si kryeministër, por as ai nuk është i majtë, madje as partia e tij. Unë të paktën mund ta përshkruaj si popullist”, ka thënë gazetarja Sofia Kodriç, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për temperamentin e Zemanit, gazetarja çeke thotë se ai shpeshherë ka pasur në shënjestër edhe gazetarët, të cilët i ka sulmuar.

“Ai nuk i toleron kritikat, kjo është edhe arsyeja pse ai është shumë negativ ndaj gazetarëve”, ka shtuar tutje Kordiç.

Paraqitjet e Zemanit para mediave, publiku çek i konsideron si të ndikuara nga alkooli, ndërkohë thonë që ai bën edhe gabime diplomatike dhe nxitje politike.

Përveç kësaj, kritikave ndaj tij i shtohet edhe lidhja me një pasuri të dyshimtë të ardhur nga Lindja, rajon ndaj të cilit është shumica e shteteve euro-atlantike është shumë sensitive.

“Ka një rreth biznesmenësh që sillen rreth Zemanit, e që ai po tenton t’i ndihmojë, veçanërisht në tregjet e Kinës dhe Rusisë”, thotë një profesor nga Instituti i Shkencave Politike në Pragë.

Në këtë shkrim Zeman përshkruhet edhe si njeri i padëgjueshëm. Sipas Kushtetutës së Republikës së Çeke, ai duhet të bashkëpunojë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Toma Petricek, për çështje të rëndësishme, në publik ai shpesh shfaqet me qëndrime diametralisht të kundërta. Çështja e Kosovës, është vetëm një prej shumë pikave të konfliktit, përfundon ky shkrim i BBC-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit