5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Drejtori i aeroportit të Belgjikës e krahason Kosovën me bërllog, a kishte të drejtë?

Rekomandime

“Gare du Midi” është një nga stacionet më të mëdha të trenave në Bruksel, kryeqytetin Belgjikës.

Pos për këtë, ky stacion njihet edhe për papastërti e mungesë mirëmbajtje.

Duke përdorur reputacionin e keq publik të këtij stacioni, drejtori i aeroportit të Antwerp-it, Marcel Buelens, e ka krahasuar, këtë rival në fushën e transportit, me Kosovën.

- Advertisement -


Në komentet e tij ‘ofenduese’, Buelens tha se “Gare du Midi duket më shumë si Kosova sesa pjesë e kryeqytetit të Belgjikës”.

Ndaj këtyre krahasimeve reagoi diaspora shqiptare e Kosovës, e cila në një ankesë zyrtare, e vlerëson si “raciste dhe ksenofobike” gjuhën e përdorur nga drejtori i aeroporti, të cilit i kanë bërë thirrje të tërheqë komentet ofenduese dhe të kërkojë falje publike.

“Kemi mbetur të shokuar nga ajo që kemi dëgjuar dhe lexuar, kur drejtori i aeroportit të Antëerpit krahason Gare du Midinë me Kosovën. Këto fjalë, aludime patetike, raciste dhe ksenofobike, tregojnë sa shumë z. Buelens e denigron Brukselin dhe Gare du Midinë. Ky i fundit nuk ka absolutisht asnjë pikë të përbashkët me vendin tonë të origjinës, Kosovën. Duam të denoncojmë këto deklrata të padurueshme nga drejtuesi i një ndërmarrjeje publike”, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Shqiptar Evropian.

- Advertisement -

Tutje në këtë reagim publik, diaspora shqiptare i kujton Buelensit, që në luftën e fundit, pos mijëra të vrarëve, masakruarve dhe viktimave të dhunës seksuale, më shumë se 70 për qind qyteteve dhe fshatrave në Kosovë u shkatërruan nga regjimi serb.

“Shpresojmë që z. Buelens, të marrë guximin që të paktën t’i kërkojë falje publike komunitetit shqiptar të Kosovës që jeton në Belgjikë, dhe që, nëse rastësisht, dëshiron të sulmojë përsëri Brukselin dhe Gare du Midinë, të paktën të mos e bëj atë në dëm të viktimave të luftës në Kosovë!”, shkruan tutje në reagim.

- Advertisement -

Ndërkohë, në një deklaratë, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, komentet e Buelensit i ka cilësuar vetëm mungesë informacioni. Ndërsa tregoi se i është drejtuar atij me një letër zyrtare, përmes së cilës e ka ftuar drejtorin e aeroportit që ta vizitojë Kosovën.

Pasi tha se Belgjika mbetet vend mik i Kosovës, ambasadori Nikaj shtoi se për komentet e Marcel Buelensit, ka pasur reagim edhe nga kryetari i Brukselit dhe figurave drejtuese në Antwerp.

“Si kryetar i Brukselit, më vjen shumë keq ta dëgjojë këtë krahasim. Kosova, për të cilën kam shumë simpati, tani është në rindërtim pas shumë viteve të vështira. Stigmatizimi i tillë i qyteteve dhe shteteve tregon për mungesë njohurish”, ka shkruar kryetari i Brukselit, Philippe Close.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit