4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ish-trajneri i Zvicrës: Shaqiri është artist, për të duhet të kujdesesh si për lule

Rekomandime

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka komentuar mungesën e Xherdan Shaqirit në Kombëtaren zvicerane për dy ndeshjet e shtatorit, duke thënë se Shaqiri duhet të mbahet si lule.

- Advertisement -

Së fundi, Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

“Xherdani gjithmonë ka luajtur duke synuar zemrat e shikuesve pasi që ai e ka gjallëruar lojën dhe ka pasur çapkënllëkun e vet. Nga natyra. Ai ka një karakter të mirë dhe është i ndërgjegjshëm. Ndonëse fare në fillim ka qenë pothuajse i turpshëm, që nga fillimi është integruar mirë në ekip. Është një lojtar ekipor, i cili mund t`i aktivizojë të tjerët”, tha Hitzfeld.

- Advertisement -

Kur u pyet se a i duhet Shaqirit përkujdesje më e madhe, në krahasim me lojtarët e tjerë, Shaqiri tha: “Lojtarët ofansivë si Shaqiri duan më shumë afërsi. Ata janë si bimët. Si lulet të cilat duhesh t`i kultivosh, t`i mirëmbash. Ata janë artistë, të cilët do të të japin gjithçka në fushë, nëse ti di t`iu qasesh ashtu si duhet. Mbrojtësit, për shembull, janë disi më brutë, të shumtën edhe për nga vetë karakteri”.

“Shaqiri ka nevojë për mbështetjen e trajnerit. Që ai ndonjëherë edhe t`ia hedhë krahun që t`i japë atij forcë. Kjo gjë për mua ka qenë e vetëkuptueshme”.

- Advertisement -

Mediat zvicerane raportuan se arsyeja e vërtetë prapa mungesës së Shaqirit është emërimi i Granit Xhakës si kapiten i skuadrës, pasi që pretendohet se Shaqiri kishte dashur të jetë ai kapiten. Mirëpo, Hitzelf thotë se ai i ka parë ata të dy vetëm si shokë ndërmjet vete.

“Ata kanë pasur tek unë vlerë të barabartë. Inler dhe Benaglio kanë qenë kapitenët e mi. Se si mund të ndikojë një vendim i tillë, i cili e vendos njërin mbi tjetrin, nuk mund ta vlerësoj pasi që nuk e kam përjetuar”, shtoi Hitzfeld.

“Por, në kujtim më mbetet loja e parë e Granitit. Kjo, për faktin se para lojës në Ëembley kundër Anglisë unë e pata pyetur: “Dhe, a ke besim se e bën?”. Ai, posa kishte mbushur 18 vjeç, më tha, pothuajse i fyer: “E pse jo?”. Kjo më pati impresionuar shumë, se sa i pjekur ishte ai për moshën e tij. Dhe unë jam i bindur se ai, së bashku me Xherdanin ka meritat për një të ardhme të madhe të Nati-t”.

Teknikisht, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është ende kapiteni i parë i Zvicrës, mirëpo ai nuk është ftuar për këto ndeshje pasi që nuk e dëshmoi veten gjatë turneut parasezonal.

Lichtsteiner do të mbetet kapiten i parë i Zvicrës deri sa të pensionohet nga Kombëtarja ose vetë Kombëtarja të bëjë të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Deri atëherë, Xhaka do ta ketë përgjegjësinë e kapitenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit