4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A i bëri Gjermania një ofertë Serbisë për ta njohur Kosovën

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u prit nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e porosia ishte e qartë se procesi i dialogut duhet të përparohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e që përkushtimi i Gjermanisë e Francës nuk ka munguar e nuk do të mungojë, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa në lidhje me spekulimet në mediat serbe se ekzistonte një “ofertë” e caktuar nga Gjermania që Serbia të njohë Kosovën dhe si kthim të marrë një investim të madh, Brnabiq ka thënë se ato janë të pasakta.

- Advertisement -

Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë. Kompanitë gjermane nuk varen nga shteti gjerman. As dikush nuk është aq ndikues dhe i besueshëm siç është Angela Merkel nuk mund të ndikojë në atë se ku të investojnë kompanitë gjermane”, tha Brnabic.

Në konferencën e përbashkët për media të të dy udhëheqëseve të shteteve Merkel tha se nuk mund të thotë asgjë sot rreth raporteve që u shfaqën rreth caktimit të të dërguarit të Gjermanisë e Francës për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

Merkel shtoi Gjermania e Franca kanë provuar, dhe vazhdojnë të provojnë, që të nisë dialogu, e të bëhet diçka rreth çështjes së vendosjes së taksës nga Kosova për prodhimet e Serbisë.

- Advertisement -

Ana Brnabic në anën tjetër tha se e vetmja pikë ku nuk pajtohen Serbia e Gjermani është Kosova, e shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdohet të bisedohet pasi pa zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës dhe pajtimit mes shqiptarëve e serbëve nuk do të ketë ardhmëri të ndryshme për Ballkanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit