Një avion ushtarak F-16 belg ka rënë në Francën perëndimore, duke dëmtuar disa shtëpi.
Aksidenti ajror ka gjeneruar një mision shpëtimi për pilotin, e cili ishte hedhur me parashutë por më pas kishte ngecur në kabllot e tensionit të lartë.
Piloti u shpëtua nga forcat zjarrfikëse, pasi gjithë zonës iu ndërpre elektriciteti në mënyrë që mos të rrezikoheshin lëndime.
Fatmirësisht manovrat e pilotit kanë shmangur viktima civile, duke parë edhe numrin e lartë të banesave në qytezat Pluvigner dhe Landaul ku avioni fa fluturuar në kuotë të ulët.
? Un avion de chasse de l’armée belge s’est écrasé ce matin à Pluvigner dans le Morbihan
Dans sa chute, le F16 a heurté cette maison
Les deux pilotes ont réussi à s’éjecter de l’appareil avant le crash pic.twitter.com/R2CrPLQ8om
— BFMTV (@BFMTV) September 19, 2019