4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjykata Speciale e fton edhe kapitenin e përgjithshëm të FSK-së

Rekomandime

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu, është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar Bojaxhiu, duke thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se do t’i mbrojë kështu vlerat e luftës.

“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë Bojaxhiu, duke bërë të ditur se intervistimi i tij në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.

Për këtë ftesë, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së në Dragash, duke e kundërshtuar këtë veprim të gjykatës Speciale.

- Advertisement -

“Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po iu bën padrejtësi bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit