Organi më i lartë i futbollit Evropian, UEFA, ka dënuar Cërvena Zvezdën e Beogradit, kampionin e Serbisë.
Mediat në Serbi, raportojnë se futbollistët e Cërvena Zvezdës nuk do ta kenë mbështetjen e tifozëve të tyre në ndeshjen e 22 tetorit në Londër kundër Tottenhamit, në kuadër të Champions League.
Arsyeja është se tifozët famëkeq “Delija” kanë brohoritur ‘Vritni shqiptarët” në ndeshjen ndaj Helsinkit. Për këtë arsye UEFA dënon tifozët e Zvezdës.
Po ashtu Zvezda dënohet rëndë, me 72 mijë euro, për shkak të incidentit (hedhjeve të mjeteve piroteknike) në ndeshjen me Young Boysin në play-off të Champions League më 27 gusht në stadiumin “Rajko Mitiç’.