14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kosovari e privon nga jeta gruan me shkop, shkak xhelozia

Rekomandime

Një 32-vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij me një shkop druri në Vienë.

- Advertisement -

32-vjeçari e vrau gruan e tij pasditen e së premtes, derisa, të njejtën e ka goditur deri në vdekje me një shkop prej druri.

Burri pasi kreu aktin makabër shkoi në polici dhe rreth orës 02:00 njoftoi autoritetet për vrasjen që kreu.

Gruaja u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur sot policia austriake.

- Advertisement -

Kosovari kishte deklaruar se e kishte goditur gruan e se ndoshta edhe e kishte vrarë.

Edhe gruaja, sic raportojnë mediat lokale ishte 32-vjeçare derisa kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.

- Advertisement -

32-vjeçari u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit në Austri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit