9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Thaçi qytetarëve: Jini të sigurtë se jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çfarëdo rrethane

Rekomandime

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kujdesen për vete dhe për familjen, si dhe të kufizojnë lëvizjen, në kohën kur në vend janë konfirmuar tashmë 15 raste të prekura me koronavirus, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Thaci ka shkruar në Facebook se është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth virusit korona, si dhe përhapjen e tij në Kosovë.

Ai ka kërkuar kujdes nga qytetarët, durim dhe besim.

“ Jam duke i përcjellë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes zhvillimet rreth virusit COVID-19, përhapjen e tij në Kosovë, rrezikun që paraqet dhe reagimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Sot na nevojitet kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim, urti, besim. Këto vlera e parime i kemi kalitur në sfidat që i kemi kaluar. Prandaj, ju bëj thirrje që të rrini të qetë, të kujdeseni për veten dhe familjet tuaja, të kufizoni lëvizjet, të mos dilni nga shtëpitë pa nevojë dhe të qëndroni sa më shumë brenda”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Thaci ka thënë se institucionet e shtetit janë të gatshëm që të veprojnë në cdo rrethanë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë. Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë dhe si gjithmonë do të dalim edhe më të fortë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë Kosovën shtëpi edhe më të dashur për ju të gjithë”, ka shkruar i pari i shtetit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit