3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Haradinaj: Kur po thotë Kadriu e luftojmë korrupsionin, po m’duket që është 1 Prilli

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me qytetarët e Vitisë dhe me kandidatët për deputetë të kësaj ane nga koalicioni AAK-PSD.

- Advertisement -

Haradinaj ka folur edhe për kundërshtarët e tij politikë dhe për premtimet e tyre.

Ai ka thënë se qeverisjen me PDK-në e ka ndërprerë sepse kjo parti, siç ka thënë ai, është treguar e paqëndrueshme atëherë kur i është dashur vendit më së shumti.

“Jam nda prej PDK-së, se kur kenë temat ma të rëndësishme të venit, nuk qëndrojshin, nuk mbajshin qëndrim”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ka folur edhe për LDK-në.

“Kur e ni LDK-në e sotshme t’u thanë e ç’kapim shtetin. Për besë nuk e tutin macen prej psheshit. Kjo është LDK-ja e sotshme. Nuk guxojshin me ba zë prej Hashimit e Kadrisë”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

E Veselit ia ka lëshuar një batutë.

“Kadria po thotë e luftoj korrupsionin. Po m’doket sikur 1 Prilli”, ka thënë Haradinaj, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave.

Ndërsa, për Kurtin ka thënë se ka teori të vjetra ekonomike.

“E Albini po thotë me kthy komunizmin edhe niher. E ka provu Enver Hoxha nuk ka ecë. Ekonomia nuk shkon prapa. Duhet me këqyrë drejt koncepteve të reja”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se fitues duhet të dalë koalicioni AAK-PSD, duke e arsyetuar këtë me vlerat që përmbanë.

“Me këtë koalicion jo vetëm që nuk na ndahet vendi, por edhe po ashtu sigurohemi se nuk do të ketë befasi nga të tjerët, për të cilët po iu them që janë të qëndrueshëm”, ka theksuar në fund ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit