Vedat Muriqi ka shënuar gol për ta kaluar Fenerbahcen në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër MKE Anakaragucu, që po zhvillohet për momentin në kuadër të xhiros së pestë të Superligës turke.
Në minutën e 73-të të ndeshjes, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, arriti ta përmbysë rezultatin e ndeshjes, duke e shënuar golin e asistuar nga Max Kruse.
VEDAT FUCKING MURIQI pic.twitter.com/SeEH64N4ZA
— mehtap ama muriqibelözogluvekadioglu (@mehtapbisus) September 21, 2019
- Advertisement -
Kosovari e kishte asistuar golin e parë të Fenerbahces në këtë ndeshje, të shënuar nga Zanka.
Ky është goli i tretë i Muriqit për Fenerbahcen këtë sezon të Superligës turke, në pesë ndeshje të zhvilluara gjithsej.