9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Futbollisti shqiptar bën një gjest të ulët, Steven Gerrard e përjashton nga ekipi: Nuk.do luajë kurrë më për Rangers

Rekomandime

Sulmuesi shqiptar nuk po gjen paqe në këtë sezon te Rangers në kampionatin skocez.

- Advertisement -

Fillimisht erdhi përjashtimi nga kombëtarja shqiptare nga trajneri Edy Reja që në grumbullimin e parë të këtij të fundit në muajin qershor ndërsa kalvari i gjatë i vuajtjeve ka vazhduar edhe gjatë muajve të verës për Grezdën i cili pasi nuk arriti të largohej dot nga Rangers përfundoi te skuadra e të rinjëve pasi në ekipin e parë nuk kishte më vend për të.

Grezda ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Steven Gerrard dhe tani ai nuk do të luajë më me Rangers pas një veprimi aspak të hijshëm që ka bërë.

Grezda ka pështyrë një kundërshtar në një ndeshje me skuadrën e të rinjve dhe për këtë arsye klubi jo vetëm që e ka dënuar me gjobë, por trajneri Gerard i ka bërë të ditur lojtarit se nuk do të luajë më kurrë me Glasgow Rangers, kështu që Grezda deri në janar sa të gjejë një skuadër të re për të vijuar karrierën do të qëndrojë në tribunë.

- Advertisement -

“I kemi treguar se si është situata e tij. Është këshilluar që të gjejë një sfidë të re. Po tentojmë të jemi të respektueshëm me të dhe t’i japim kohë pas kohe minuta që të jetë në gjendje të mirë fizike pasi ka ende merkato të hapura në liga të ndryshme që mund t’i përshtateshin atij”, tha Gerrard.

“Sido që të jetë, nëse ju silleni në atë mënyrë, nuk do ta përfaqësoni këtë klub më. Askush që e bën atë nuk e vesh më fanellën e Rangers kështu që do të merren masa”.

- Advertisement -

“Duhet të shikoj dhe të kuptoj më shumë se çfarë ka ndodh, të marrë opinione e lojtarëve. Kam disa versione kështu që jam i vetëdijshëm çfarë ka ndodhur. Nuk jam aspak i lumtur me atë që ka bërë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit