Futbollistët e Liverpoolit kanë marrë çmime të rëndësishme sonte në gala mbrëmjen e FIFA-s ‘The Best’.
Fillimisht portieri brazilian Alisson Becker është shpallur portieri më i mirë i vitit nga FIFA, shkruan Zëri.info.
Alisson mposhti konkurrencën e Ederson dhe Andre ter Stegen për ta fituar këtë çmim.
Pasi u shpall fitues, Alisson është ‘zhdukur’ për pak çaste, gjë e cila ka hutuar edhe trajnerin e tij Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman filloi të qeshte në momentin kur prezantuesja e gala mbrëmjes thirri emrin e tij.
Ndryshe, përveç Alisson, Virgil van Dijk u përfshi në formacionin më të mirë të vitit, derisa Jurgen Klopp u shpall trajneri më i mirë në botë./Zëri.info
Alisson Becker wins FIFA Men’s best Goalkeeper award. One of the best signings Liverpool has ever made. pic.twitter.com/BdEPAUFPfq
— 9 (@EnRouteAnfield) September 23, 2019